Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tramavaji elektrik del nga shinat në Lisbonë, 15 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës. Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj. “Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas. Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat. Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin...