Sherr me sende të forta në Tepelenë, dëmtohet dhe lokali i një 58-vjeçari

Sherr me sende të forta në Tepelenë, dëmtohet dhe lokali i një 58-vjeçari

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur shtetasin I. J., 58 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka dëmtuar lokalin e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.