Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

Panik në Itali/ Shqiptari tentoi të hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi. Dyshohet se..

Një ngjarje e tensionuar u regjistrua mbrëmjen e së martës në qytetin Acate të Siçilisë, ku një shtetas shqiptar kërcënoi se do të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi. Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet të ketë probleme me shëndetin mendor. Për të parandaluar tragjedinë, në vendngjarje ndërhynë menjëherë gjashtë karabinierë, të cilët arritën ta neutralizonin dhe ta çonin shqiptarin për trajtim në një klinikë të specializuar shëndetësore. Banorët dhe kalimtarët që panë situatën u alarmuan nga kërcënimet dhe paniku që përhapën bombolat e gazit në ndërtesë. Fatmirësisht, përveç frikës dhe shqetësimit, nuk raportohet për persona të lënduar.