Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Refuzoi ofertat e Premier dhe Arabia Saudite, Napoli çmon Amir Rrahmanin me rinovim! Shifrat
3 Shtator 2025 23:10 Telesport Kapiteni i Kosovës dhe dy herë kampion Italie te Napoli në Serie A, Amir Rrahmani, është shumë afër nënshkrimit të një kontrate të re rinovimi. Sipas raportimeve të Spazionapoli.it, mbrojtësi 31-vjeçar do të vazhdojë bashkëpunimin me klubin napolitan deri në vitin 2029, duke zgjatur marrëveshjen aktuale që skadon në qershor të vitit 2027. Rrahmani përfiton aktualisht 1.6 milionë euro në vit te Napoli dhe pavarësisht interesimit të madh, ai ka zgjedhur të qëndrojë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ai refuzoi dy oferta nga klube të Premier League si dhe një ofertë të majme financiare nga Arabia Saudite. Rroga e tij prite te shkoje 2 mln euro ne sezon neto. Mbrojtësi i Kosovës iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe deri...