Rubio: Ushtria amerikane do t’i vazhdojë operacionet kundër karteleve të drogës

Rubio: Ushtria amerikane do t’i vazhdojë operacionet kundër karteleve të drogës

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke të operuar nga një bandë e dyshuar venezuelase dhe paralajmëroi se sulme të tilla “do të ndodhin përsëri”. Rubio tha se përpjekjet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara për ta ndaluar fluksin e drogave të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara dhe më tej nuk kanë funksionuar. “Ata ndalen vetëm kur t’i hedhësh në erë, kur t’i eliminosh”, tha Rubio gjatë një vizite në Meksikë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i një operacioni më të madh të SHBA-së në rajon. “Shtetet e Bashkuara e hodhën në erë [varkën] dhe kjo do të ndodhë përsëri. Ndoshta po ndodh tani”, tha Rubio në një konferencë për shtyp. “Nëse ndodhesh...