BSH ul komisionet për pagesat elektronike/ Kursim 40 mln euro në vit, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

BSH ul komisionet për pagesat elektronike/ Kursim 40 mln euro në vit, rregulla të reja për pikat e këmbimit valutor

Të gjithë individët dhe bizneset të cilët kryejnë pagesa elektronike do të përfitojnë nga komisione më të ulëta. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë reduktoi kostot për këto pagesa. Të gjitha transfertat deri në 40 mijë lekë tashmë do të kryhen pa komision, ndërsa për pagesat deri në 10 milionë lekë, komisionet do të ulen rreth 10 herë. Po ashtu, për pagesat në euro, tarifat minimale dhe përqindjet janë rishikuar ndjeshëm, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e kanaleve elektronike si brenda ashtu edhe jashtë vendit, në kuadër të integrimit me rrjetin SEPA. “Këto ndryshime vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm...