Tragjedia në Lisbonë/ Rrëshqitja e tramvajit nga shinat dhe përplasja me ndërtesën, shkon në 15 numri i të vdekurve

Tragjedia në Lisbonë/ Rrëshqitja e tramvajit nga shinat dhe përplasja me ndërtesën, shkon në 15 numri i të vdekurve

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Lisbonë, kur tramvaji i famshëm Gloria, një transportues i njohur turistik që lëviz nëpër kodrat e kryeqytetit portugez, doli nga shinat. Sipas mediave, të paktën 15 persona humbën jetën, ndërsa 20 të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje serioze. Shkak i aksidentit u bë çarja e njërit prej kabllove që mbështet tramvajin, duke shkaktuar humbjen e kontrollit dhe përplasjen me një ndërtesë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë tramvajin të shkatërruar dhe punonjësit e emergjencës duke nxjerrë të plagosurit nga rrënojat. Një dëshmitare, Teresa d’Avo, tha për kanalin televiziv portugez SIC: “U përplas me ndërtesën me forcë të jashtëzakonshme dhe u shkatërrua si një kuti kartoni. Nuk kishte fare frenim.” Fillimisht, policia lokale kishte konfirmuar tre...