Lista Serbe nga një mjet integrimi, në pengesë për stabilitetin e veriut të Kosovës

Lista Serbe nga një mjet integrimi, në pengesë për stabilitetin e veriut të Kosovës

Nga një instrument për integrimin e komunitetit serb në shoqërinë kosovare, në një nxitës të dezintegrimit të tij. Kështu e sheh rrugëtimin e Listës Serbe Belgzim Kamberi nga Instituti joqeveritar për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në Prishtinë. Vetëm pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, thotë ai, do të shihet nëse ajo ka ndryshuar ndërkohë qëndrimet dhe politikat e saj. Tash për tash, sipas Kamberit, mbetet e paqartë nëse kjo parti - më e madhja e serbëve në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi - do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit dhe bashkëjetesës, apo do të bëjë të kundërtën. Nga ana tjetër, Miodrag Milliqeviq nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut vlerëson se Lista Serbe ka humbur tashmë besueshmërinë dhe aftësinë për të bërë koalicione,...