Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rëndohet bilanci në tragjedinë e aksidentit në Portugali, shkon në 15 numri i viktimave
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë me teleferik në zemër të Lisbonës të mërkurën. Teleferiku Glória, një atraksion historik dhe shumë i njohur turistik, doli nga shinat duke shkaktuar tragjedi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Sipas raportimeve, ekipet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të nxjerrë të mbijetuarit e mbetur të bllokuar. Një burim nga Policia e Sigurisë Publike konfirmoi se të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa rreth 24 të tjerë janë plagosur, nga të cilët nëntë në gjendje të rëndë. Funikulari Glória, i cili daton nga viti 1885, është një prej simboleve më të njohura të Lisbonës, duke transportuar çdo ditë qindra turistë...