Trump sulmoi Soros/ Paskal Milo: U bë tema e opozitës! Miliarderi hungarez, përplasje me Berishën që në vitet ‘90

Trump sulmoi Soros/ Paskal Milo: U bë tema e opozitës! Miliarderi hungarez, përplasje me Berishën që në vitet ‘90

Ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo ishte i ftuar sot në Log. News24 për të folur lidhur me sulmin e presidentit Donald Trump ndaj miliarderit George Soros, për të cilin presidenti amerikan kërkoi të hetohet. Milo thekson se kemi të bëjmë me një përplasje tradicionale në politikën amerikane. Trump, shton Milo, ka sulmuar Soros edhe gjatë mandatit të parë. “Ajo çfarë po ndodh me këtë përplasje tradicionale, nuk shoh ndonjë gjë të madhe. Një shfaqje tjetër me tone të ngritura nga Donald Trump, ndaj një kundërshtari të njohur të tij për vite me radhë. E kishte kundërshtar në mandatin e parë dhe gjatë fushatës presidenciale. Ajo frymë e kundërshtisë vijon me intonacione të reja dhe me mënyrë shpërthyese siç e ka stilin Donald Trump. Nuk habitem,...