Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sundim tregu/ Gazeta belge:Si u godit nga Europoli perandoria shqiptare e Çopjave, një nga vëllazëritë më të rrezikshme
Deri vonë, një nga vëllazëritë më të rrezikshme në botë sundonte tregtinë evropiane të drogës. Ajo pësoi një rënie të ndjeshme pas kryerjes së një duzine kontratash vrasjeje. Europoli i dha goditjen përfundimtare në fillim të gushtit Një goditje e fundit ndaj njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në planet. Policia shqiptare, e mbështetur nga Franca, Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Italia, ndërmori në fillim të muajit gusht aksione të reja kundër pronave të klanit të tmerrshëm Çopja, të famshëm në botën e narkotrafikut për importimin vetëm në vitin 2020 të të paktën 28 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Pas disa viteve hetimesh, forcat e rendit arrestuan në gjithë Shqipërinë dhjetë njerëz të besuar të organizatës dhe sekuestruan një kompleks hotelier, vila me...