“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet

“Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet

Parada gjigante ushtarake në Pekin, e organizuar për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Kinës nga pushtimi japonez, nuk solli vetëm demonstrim force, por edhe një episod surprizues mes liderëve botërorë. Një mikrofon i vendosur pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping i kapi të dy duke diskutuar mbi transplantet e organeve dhe mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në 150 vjeç. Biseda, e konfirmuar më vonë edhe nga vetë Putini, u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez CCTV dhe u pasqyrua nga media të mëdha ndërkombëtare si Bloomberg, Reuters dhe AP. Ministria e Jashtme kineze zgjodhi të mos komentonte. Teksa Putin dhe Xi ecnin krah për krah drejt podiumit të Sheshit Tiananmen, përkthyesi i...