Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Moment tmerrues në qendër të Lisbonës, tramvaji rrëshqet nga shinat dhe përplaset me një ndërtesë, tre persona humbin jetën
Tre persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur tramvaji Gloria doli nga shinat në Lisbonë. Sipas mediave, një nga kabllot që mbështeste tramvajin u këput, duke shkaktuar rrëshqitjen e tij dhe përplasjen me një ndërtesë ngjitur. Tramvaji, i cili lidh pjesën e poshtme të qendrës së kryeqytetit portugez me lagjen Barrio Alto, është një nga mjetet më të njohura të transportit për turistët. Ambulanca, zjarrfikës dhe automjete të Mbrojtjes Civile mbërritën menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat. Drejtoresha e Mbrojtjes Civile, Margarida Castro Martins, raportoi se dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike, ndërsa pesë janë në gjendje të lehtë. Zona qendrore ishte e mbushur me këmbësorë dhe klientë të lokaleve pranë, duke rritur rrezikun për viktima....