Celularët do të “kyçen” gjatë mësimit/ Udhëzimi i Ministrisë: Kush shkel rregullin, përjashtohet

Celularët do të “kyçen” gjatë mësimit/ Udhëzimi i Ministrisë: Kush shkel rregullin, përjashtohet

foto ilustruese TIRANË- Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Dokumenti, që pritet të zbatohet në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare, synon të frenojë shpërqendrimin e nxënësve dhe varësinë e tyre ndaj rrjeteve sociale, duke rikthyer vëmendjen tek procesi i mësimit. Ministria e Arsimit synon me udhëzimin e ri që të krijojë një mjedis më të qetë dhe më të përqendruar në shkollë. Ministrja Ogerta Manastirliu ka sqaruar se vendimi nuk synon të përjashtojë teknologjinë, por ta orientojë atë drejt përdorimit të duhur Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit TELEFONAT E FIKUR Sipas udhëzimit, përdorimi i telefonave brenda orës së mësimit është i ndaluar. Nxënësit do të...