Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Përplasje klanesh brenda PS”, gazetari zbulon ministrat që fuqizohen në qeverinë ‘Rama 4’
Gazetari Bledian Koka në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, zbuloi pritshmëritë që ka për kabinetin e ri qeveritar, emrat e të cilit do të zbulohen me shumë gjasë në Asamblenë e PS nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij pritet me kuriozitet roli që do të kenë në qeverinë e re tre figura me rëndësi brenda PS, siç janë zv/kryeministrja Belinda Balluku, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku. “Nuk pres asgjë përveçse ndonjë kurioziteti banal le të themi, se kush do ulet dhe kush do ngrihet brenda atyre që quhen pseudo-klane brenda PS-së. Jam kurioz të shoh se cili do jetë pozicionimi i tre figurave që për mua mund të quhen figura të forta brenda PS, që është...