Pas pjeshkëve, “bie në rrjetë” edhe domatja shqiptare në Kroaci, ja arsyeja

Pas pjeshkëve, “bie në rrjetë” edhe domatja shqiptare në Kroaci, ja arsyeja

Nuk kanë fund skandalet me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Pas rastit të pjeshkëve të ndaluara nga Kroacia dhe Bosnja për shkak të pesticideve, një tjetër ngarkesë produktesh bujqësore nga Shqipëria është kthyer në alarm ndërkombëtar. Këtë herë, bëhet fjalë për domatet shqiptare, të mbushura me pesticide mbi normat e lejuara, që janë groposur nga autoritetet kroate. Më 22 gusht 2025, Kroacia asgjësoi 5 ton pjeshkë të prodhuara në Divjakë, pasi u zbulua prania e lartë e metalit të rëndë, nikel. Vetëm pak ditë më pas, më 30 gusht, po i njëjti shtet njoftoi groposjen e 4 tonëve me domate shqiptare, të cilat rezultuan të spërkatura me një nivel pesëfish më të lartë se norma e lejuar e substancës helmuese chlorfenapyr. Sipas raportit zyrtar të Agjencisë...