Arrestohet shqiptari në Itali/ Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi, dyshohet se…

Arrestohet shqiptari në Itali/ Kërcënoi se do të hidhte në erë një ndërtesë me bombola gazi, dyshohet se…

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për të mposhtur sulmuesin. Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Një shtetas shqiptar (me shumë mundësi me probleme mendore), u tërbua, duke kërcënuar të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën. U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta mposhtur dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përvec panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.