30-vjeçarja bie nga kati i 6-të pas sherrit me partnerin, autopsia zbulon shenja dhune

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të pas sherrit me partnerin, autopsia zbulon shenja dhune

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku një 30-vjeçare me origjinë nga Peruja humbi jetën pasi ra nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku banonte, në lagjen San Martino. Viktima është identifikuar si Evelinndel Moori Chamorro, e cila sipas mediave italiane, pak para rënies kishte debatuar ashpër me partnerin e saj. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton si pistën e vetëvrasjes, ashtu edhe mundësinë që ajo të jetë shtyrë nga partneri. Dyshimet për një vrasje janë shtuar pas rezultateve të autopsisë. Hetuesit kanë konstatuar se në trupin e viktimës kishte fraktura dhe hematoma që nuk lidhen vetëm me rënien, por edhe me dhunë të ushtruar më herët. Konkretisht, Chamorro kishte këmbën e thyer, disa...