Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VMRO-DPMNE kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Rexhepi: S’do ta thërras Komisionin e ASK-së, s’kam certifikatë sigurie!
Teksa politika në Maqedoninë e Veriut është tronditur nga skandali i përgjimit të zyrtarëve të lartë atje, Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, (ASK) refuzon të mblidhet. Kjo pasi, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), Skender Rexhepi, teksa iu përgjigj thirrjes së deputetit Ljupço Prendzov nga VMRO-DPMNE për një seancë të jashtëzakonshme, vuri në dukje se nuk ka kushte për të thirrur komisionin. ‘Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të thërrasë një komision jashtë juridiksionit tim. Ata e kanë bërë këtë një herë gjatë vitit. Por unë nuk do të zbres në nivelin e të qenit në shërbim të njerëzve që do të mbikëqyrin përtej juridiksionit tim. Nuk ka...