Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tronditëse/ Nënë shtatzënë dhe i porsalinduri gjenden pa jetë në banesë, ja çfarë dyshohet
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda banesës. Policia dhe ambulanca morën një alarm për ngjarjen e ndodhur. Ishte vetë bashkëshorti i të ndjerës që sinjalizoi autoritetet pasi shkoi në banesë. Ai gjeti të vdekur gruan e tij 34-vjeçare, që siç dyshohet, u përpoq të lindte e vetme në shtëpi, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës. I sapolinduri u gjet gjithashtu i pajetë. Në shtëpi në momentin e ngjarjes ishin edhe dy fëmijë të mitur të çiftit. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e plota dhe të sakta të ngjarjes.