Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

Ulen komisionet për pagesat elektronike, asnjë tarifë deri në 40 mijë lekë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në lidhje me pagesat elektronike. Në mbledhjen e sotme u vendos që të ulen komisionet për pagesat elektronike të kryera nga qytetarët. Konkretisht, për pagesat elektronike deri në 40 mijë lekë, nuk do të ketë komision për qytetarët. Për pagesat elektronike në shumën deri në 10 milionë lekë, komisionet janë ulur gati me 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH. Për pagesat në Euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duket krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndryshime vlerësohet se do...