Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
FOTO/ Dafina Zeqiri merr një Ferrari luksoz: Amësia më bëri edhe më të fortë
Showbiz E Mërkurë, 3 Shtator 2025 20:04 Dafina Zeqiri po rikthehet pak javë pasi u bë nënë për herë të parë. Ajo ka publikuar së fundmi një set të ri fotografik në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. ‘Shtatzënia nuk më ngadalësoi, amësia më bëri edhe më të fortë”,-shkruan artistja. Në fotografitë e publikuara, Dafina shfaqet përkrah një veture luksoze Ferrari, në një pistë garash, ku dominon një atmosferë moderne dhe dinamike. Pavarësisht sfidave të mëdha që sjell mëmësia, artistja duket se e ka përqafuar këtë kapitull me plot krenari dhe vetëbesim.