Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U zotua për të njohur shtetin palestinez/ Netanyahu për kryeministrin belg: Lider i dobët
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët që kërkon ta kënaqë terrorizmin islamik duke sakrifikuar Izraelin”, një ditë pasi Brukseli njoftoi se do ta njohë shtetin palestinez. Qeveria e Netanyahut është zemëruar nga premtimet e Francës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Australisë dhe tani Belgjikës, për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez gjatë takimit të liderëve botërorë këtë muaj në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever “dëshiron ta ushqejë krokodilin terrorist para se ai ta gllabërojë Belgjikën”, shkroi zyra e kryeministrit izraelit në llogarinë e saj zyrtare në X. Izraeli do të vazhdojë ta mbrojë veten, shtoi ajo. Netanyahu gjithashtu sulmoi muajin e kaluar kryeministrin e...