Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ligji i ri i emigracionit në Greqi/ Azilkërkuesit e refuzuar do dëbohen! Burg për qëndrimin e paligjshëm
Parlamenti grek ka miratuar sot një ligj të ri dhe shumë të diskutueshëm, i cili ashpërson ndjeshëm politikat e emigracionit dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në territorin grek. Ligji i ri, i miratuar pas një debati në Kuvendin grek, parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar, si dhe burgim nga dy deri në pesë vjet për të gjithë shtetasit e huaj që ndodhen në Greqi pa dokumentacion të rregullt. “Emigrantëve që u është refuzuar kërkesa për azil dhe nuk largohen brenda 14 ditëve nga vendi do të përballen me dënime me burgim nga dy deri në pesë vjet”, raporton The Guardian. Nisma ligjore kaloi në Parlament me votat e shumicës konservatore në pushtet “Demokracia e Re (ND)”, mbështetur edhe nga partia nacionaliste “Niki” dhe...