Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

Nga Tritan Shehu Deklarata e Ramës: “Europa nuk duhet të presë nga ana tjetër e oqeanit se çfarë do të ndodhë më pas me një plan paqeje”! Kjo kërkon në esencë të përjashtohet roli i ShBA nga zgjidhja e problemeve madhore në Europë e konkretisht nga procesi i paqes në Ukrainë! Të çmontojë kështu aleancën themelore Europë-ShBA, të krijuar që nga Lufta e Dytë, të konkretizuar te fitorja e saj, te Plani Marshall, Lufta e Ftohtë, NATO etj etj, Garanci kjo e pazëvendësueshme e demokracisë, paqes, vlerave, lirive në Botë. “Rendi i ri botëror” kinez kërkon pikërisht këtë, dobësimin e rolit amerikan, dobësimin e rolit të Perëndimit, pasojë direkte kjo e çmontimit të aleancës Europë-ShBA. Zëvendësimin e këtij roli nga Kina, Rusia, BRICS etj. Pra...