Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dosja e Metës dhe e Kryemadhit shkon në dorën e Irena Gjokës, Partia e Lirisë nis sulmin publik
Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 18:40 Kërkesa e SPAK-ut për kalimin në gjykim të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi do të peshohet nga gjyqtarja e Posaçme, Irena Gjoka. Shorti elektronik i hedhur mëngjesin e së mërkurës përzgjodhi gjyqtaren Gjoka për shqyrtimin paraprak të dosjes ku veç ish-bashkëshortëve Meta-Kryemadhi, të akuzuar për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, janë të pandehur edhe ish-vjehrra e Metës, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.e. Akuzat kundër saj nuk i vonoi Partia e Lirisë. Duke ju referuar me etiketimin e përdorur nga Berisha, “Irena me 5 mbiemra”, sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi publikoi dokumentet greke të dënimit penal dhe kërkoi largimin urgjent të saj nga çështja ndaj Ilir...