Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Mesditën e sotme teksa fliste për mediat ruse dhe kineze në Pekin, Presidenti rus Vladimir Putin u pyet nëse është i gatshëm të takohet me Volodymyr Zelensky-n. Ai tha se për sa kohë që takimi është “i përgatitur mirë”, ai mund të ndodhë. Udhëheqësi rus pyeti retorikisht nëse kishte ndonjë kuptim një takim me Zelensky-n, por vazhdoi të thoshte se i kishte thënë Donald Trump se me gjithë qejf do ta takonte Presidentin ukrainas në Rusi. “Nuk kam refuzuar kurrë ta bëj këtë, nëse kjo çon në rezultate pozitive. Dhe, meqë ra fjala, Donaldi më pyeti nëse ishte e mundur dhe tha se ishte e mundur. Unë i thashë: ‘Le të vijë në Moskë’”, tha shefi i Kremlinit. Sa i përket propozimeve për garancitë e...