Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, dy të plagosur

Aksident në aksin Qafë e Buallit-Klos, dy të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur dy persona. Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur dërgimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Klosit për mjekim ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë. Top Channel