Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëpunës civilë dhe drejtorë ministrish ‘pastruan’ para përmes kompanive të basteve – Luajtën deri në 1 mln euro, në shënjestër mbi 200 persona
Një skandal ka shpërthyer në Greqi, teksa autoritetet kanë zbuluar një rrjet të gjerë zyrtarësh të lartë që pastrojnë paratë e tyre të korrupsionit nëpërmjet lojërave të fatit. Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, ish-zëvendësprokurori i Gjykatës së Lartë, Charalambos Vourliotis, tha se po i mbyllet rruga pastrimit të parave përmes kompanive të basteve që veprojnë ligjërisht, por “pastrojnë shumë para të zeza”. Bëhet fjalë për të paktën 200 zyrtarë të lartë të zbuluar deri tani, ndërsa shumat e luajtura shkojnë nga 1 mijë euro, deri në 1 mln euro. Midis lojtarëve të fatit janë nëpunës të lartë publikë, si drejtorë ministrish, shërbimesh publike etj., të cilët nuk mund të justifikojnë nga të ardhurat e tyre të ligjshme paratë që kanë luajtur në kompanitë...