Ç’po ndodh me produktet ‘Made in Albania’? Bosnje-Hercegovina bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria, rezultojnë me pesticide

Ç’po ndodh me produktet ‘Made in Albania’? Bosnje-Hercegovina bllokon ngarkesën me pjeshkë nga Shqipëria, rezultojnë me pesticide

foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINË- Produktet ushqimore shqiptare nuk i shpëtojnë një tjetër skandali. Këtë herë lajmi vjen nga Bosnje-Hercegoniva, ku Agjencia për Sigurinë Ushqimore ka ngritur alarmin për pjeshkët e importuara nga Shqipëria. Mediat vendase bëjnë me dije se pjeshkët e importuara nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi. Sipas mediave boshnjake, bëhet fjalë për praninë e pesticidit 'chlorpyrifos'. Kjo është një substancë aktive që nuk është në përputhje me Ordinancën mbi Nivelet Maksimale të Mbetjeve të Pesticideve në Ushqimet me Origjina Bimore dhe Shtazore. Përdorimi i tyre përbën rrezik për shëndetin, sidomos për fëmijët. Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës paralajmëron se konsumi i këtyre pjeshkave nga fëmijët mund të tejkalojë ndjeshëm dozën akute të referencës së pesticidit, gjë që përbën një rrezik...