“Heshtja e BE-së është e pafalshme”/ ‘Synohet rrëzimi i Vuçiq’, reagon gazetari: Regjimi i tij, po përshkallëzon dhunën

“Heshtja e BE-së është e pafalshme”/ ‘Synohet rrëzimi i Vuçiq’, reagon gazetari: Regjimi i tij, po përshkallëzon dhunën

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Venhar Isufi u shpreh se protestat që po zhvillohen prej më shumë se gjashtë muajsh në Serbi nuk janë të zakonshme, por përfaqësojnë një pakënaqësi të thellë ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiq. Isufi theksoi se këto protesta janë serioze, të përshkallëzuara dhe të drejtuara drejt rrëzimit të presidentit serb, ndërkohë që denoncoi dhunën sistematike që po ushtrohet mbi qytetarët nga autoritetet serbe. Ai ngriti shqetësimin për lidhjet e pushtetit me grupe kriminale, si dhe për heshtjen e Bashkimit Europian ndaj akteve të rënda të dhunës dhe përpjekjeve destabilizuese të Serbisë në rajon, përfshirë edhe përpjekjen për aneksim të komunave në veri të Kosovës. Pjesë nga deklarata: Që nga nisja e protestave në Serbi, ku tashmë bëhen më shumë...