Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Në garë për karrigen e Holta Zaçes, kush janë 6 kandidatët e kualifikuar? Zbardhen EMRAT
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës Kushtetuese. Nga 13 aplikantë që morën pjesë në garë, vetëm 6 prej tyre u përzgjodhën për të vazhduar në fazën tjetër. Kandidatët që u përzgjodhën janë: Asim Vokshi, Alban Toro, Naureda Llagami, Florjan Ballhysa, Alma Faskaj dhe Genta Tafa. Fazat e radhës pritet të përfshijnë intervista dhe vlerësim të thelluar të kandidatëve. Gjykata Kushtetuese vendosi në dhjetor të vitit të kaluar mbarimin e mandatit të kryetares Olta Zaçaj. Ky vendim i dha fund ngërçit ligjor mes këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, e cila kishte hapur garën për zëvendësimin e saj./ZËRI