Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bllokohet ngarkesa me pjeshkë nga Shqipëria: Kanë pesticide, të rrezikshme për fëmijët
Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur alarmin për pjeshkët e importuara nga Shqipëria. Kjo sepse pas një kontrolli, pjeshkët nga Shqipëria që eksportohen në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi. Ky është lajmi që ka qarkulluar prej një jave tashmë në mediat boshnjake. Bëhet fjalë për praninë e pesticidit klorpirifos, një substancë që “nuk është në përputhje me Rregulloren për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqimin me origjinë bimore dhe shtazore”. Agjencia për Sigurinë Ushqimore e Bosnjës dhe Hercegovinës njoftoi se në një mostër pjeshke është konstatuar prania e klorpirifos. Agjencia saktësoi se bëhet fjalë për një lot të datës 12 gusht 2025, klasa II, korrje e vitit 2025. Ekspertët boshnjakë, paralajmërojnë se konsumimi i...