Hapësirat publike/ Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në Tiranë! Projekte të reja sistemi

Hapësirat publike/ Rama: Rritet çdo ditë sipërfaqja e çliruar në Tiranë! Projekte të reja sistemi

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po vijon me intensitet. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video për transformimin urban të Tiranës, duke theksuar se çdo ditë po shtohet hapësira publike e çliruar në kryeqytet. Sipas tij, puna për projektet e shumta të infrastrukturës dhe sistemit të qytetit po ecin me ritëm të shpejtë. “Rritet përditë sipërfaqja e çliruar e hapësirës publike në kryeqytet, ndërkohë që punojmë me projektet e shumta të sistemit”, shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga terreni. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.