Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjike/ Humb jetën në Spitalin e Traumës i riu që luftoi 10 ditë në koma pas aksidentit
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Kreshnik (Tomani) Barjami, 35 vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun.