Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Inceneratori i Elbasanit, Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për prishjen e vendimit të Apelit të GJKKO që e dënoi 2 vite e 4 muaj për inceneratorin e Elbasanit. Bllako kërkon që Gjykata e Lartë të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm. Në nëntor të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO-së vendosi dënimin me burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe të pandehurit e tjerë që akuzohen si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Trupa gjykuese vendosi dënimin me 10 vite burg të ish-ministrit Koka, i cili përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 6.8 vite burg. Ndërkohë për...