Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

Shpopullimi vijon të prekë arsimin, në Shkodër 300 nxënës më pak të regjistruar këtë vit

Këtë vit shkollor në Shkodër janë regjistruar 300 nxënës më pak dhe shkak është bërë emigracioni i shqiptarve dhe ulja e numrit të lindjeve. Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare Shkodër, Brisela Kadija pranon uljen e numrit të regjistrimeve teksa ndalet te sfidat e përhershme,  bullizmi dhe përdorimi i celularëve nga fëmijët në shkolla. Më tej Kadija shton se na pret një vit sfidues për disa faktorë, siç është edhe përdorimi i celularëve. Konfliktet në shkolla dhe bullizmi vijojnë të mbeten problem, por Kadija thotë se është përgjegjësi edhe e familjes dhe bashkëpunimi duhet të ndodhë mes gjithë aktorëve përgjegjës.