Zjarret në disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Zjarret në disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht, i cili preku disa fshatra. Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë e kësaj fatkeqësie, lehtësimin e barrës financiare që ka shkaktuar emergjenca, mundësimin e rikuperimit të një pjese të dëmeve të shkaktuara në territorin e saj, forcimin e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe frymës së ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm.