Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
‘A house of dynamite’ recension: Më i frikshëm se shumica e filmave horror
Regjisorja e “The Hurt Locker”, Kathryn Bigelow, ndërton “një tension të padurueshëm” në një film mbi një raketë bërthamore të nisur drejt SHBA-së. Është një dramë autentike, “magnetizuese” dhe “rrënqethëse”. Një raketë bërthamore është lëshuar. Askush nuk e di kush e ka nisur, apo nëse mund të vijnë edhe të tjera pas saj, por një gjë është e qartë: nëse nuk ndalet, raketa do të shkatërrojë një qytet të madh amerikan për më pak se 20 minuta. Çfarë ndodh më pas? Shumica e filmave të Hollivudit do të sillnin një hero të pashëm në këtë pikë, që do të ishte aq superhuman saqë edhe nëse nuk mund ta ndalonte raketën, të paktën do të zbulonte kush ishte përgjegjës dhe do të sillte hakmarrjen. Por “A House...