Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, ja arsyeja
Një tjetër skandal shfaqet në horizont me produktet ushqimore shqiptare. Sipas disa informacioneve nga Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina, pjeshkët nga Shqipëria kanë rezultuar me përmbajtje të ndaluar pesticidi. Rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së. Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit. Zbulimi nga autoritetet europiane të sigurisë ushqimore është bërë në datë 21 gusht 2025. Origjina e këtyre pjeshkëve me pesticide është Shqipëria, siç njoftohet nga agjencia RASFF e BE-së. Ndërkohë, një tjetër ngarkesë me pjeshkë nga Shqipëria është bllokuar në tregun e Bosnje-Hercegovinës, me përmbajtje pesticidesh. Sipas mediave...