Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Rama njeriu më i pangopur”/ Berisha nuk ndal akuzat: Centralizon pushtetin, reforma e ujit do të dështojë
Reforma në sistemin e ujit e prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, për kreun e opozitës është e destinuar të dështojë. Shqetësimin e kryeministrit se ujësjellësit ishin mbushur me militantë dhe të paaftë, lideri i Partisë Demokratike e quan qesharak. “A ka gjë më qesharake, më të turpshme që të dëgjosh një kryeministër se ujësjellësit, një kryeministër që ka 12 vjet që qeverisë, se ujësjellësit janë mbushur me të paaftë dhe militantë. Kush ja mbushi me të paaftë dhe militantë? Opozita”, tha Berisha. Në një konferencë për mediat, Sali Berisha deklaroi se kjo reformuar po bëhet për të grumbulluar pushtet nga Edi Rama dhe jo për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë. “Të mendosh se, tu heqësh bashkive atributet më themelore, furnizimin me ujë dhe...