Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘SPAK ka zero prova ndaj Metës’/ Blushi: Irena Gjoka gjyqtare kamikaze e Ramës, u caktua për të kryer edhe një shërbim të fundit politik
Në intervistën e ditës në Syri TV, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një sërish kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti. Blushi thekson se shorti i sotëm, i cili përfshinte emrin e Irena Gjokës, është një manipulim i hapur politik. “Nuk ka asnjë surprizë nga ky vendim. Këtë gjyqtare antiopozitare, kamikaze të Edi Ramës dhe Altin Dumanit, nuk e ka caktuar shorti…,” tha Blushi. Blushi akuzon se Irena Gjoka, e cila ka kaluar vetingun me manipulime, është një subjekt i denuar penal dhe administrativisht për falsifikim, por që vazhdon të ushtrojë funksionin e saj për të shërbyer interesa politike. Sipas tij, vendimi i caktuar nga Edi Rama dhe Altin Dumani është një shërbim i fundit politik për të mbuluar shkeljet flagrante...