‘Kishte statusin e një mysafiri të klasit të tretë’/ Analisti serb: Vuçiç nuk u dallua fare në Kinë, nuk e shohin si një aleat të besueshëm

‘Kishte statusin e një mysafiri të klasit të tretë’/ Analisti serb: Vuçiç nuk u dallua fare në Kinë, nuk e shohin si një aleat të besueshëm

Komentatori i njohur i politikës së jashtme, Boško Jakšić, ka kritikuar sot vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kinë, duke theksuar se ai “spikati më kot” dhe u trajtua si mysafir i klasit të tretë. Jakšiç i tha agjencisë Beta se Vuçiç mbështet krijimin e një bote të re anti-perëndimore, nën ndikimin ruso-kinez, por me gjysmë zemre. “Ekzistojnë tre shkallë të spikaturisë: ai spikat, ai spikat shumë dhe ai spikat më kot. Sipas manifestimeve të jashtme që mundëm të shihnim, Vuçiç spikatte më kot në Kinë sepse kishte statusin e një mysafiri të klasit të tretë. Është e qartë se prioritetet e Organizatës së Shangait ishin euroaziatike, domethënë promovimi i një bote të re kundër hegjemonisë së Perëndimit. Vuçiç e mbështet atë botë, por...