Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ka në dorë dosjen e Metës, PL ‘kopjon’ Berishën dhe sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Kamikaze anti-opozitare
Pasi shorti përcaktoi gjyqtaren Irena Gjoka për seancën paraprake që do vendosë nëse do kalojë për gjykim ose jo dosja ndaj Ilir Metës, partia e këtij të fundit ka nisur sulmet ndaj magjistrates së GJKKO. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duket se ka marrë shembull nga kryedemokrati Sali Berisha dhe ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat akuza si kreu i opozitës. Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Blushi aludoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk u përzgjodh me short si gjyqtare e seancës paraprake ndaj Ilir Metës, por sipas tij, atë e përzgjodhi Kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Duman!? Tedi Blushi vijoi me akuzat ndaj gjyqtares, duke e etiketuar...