Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ujësjellësit janë mbushur me patronazhistë”/ Mandatet e Ramës, reagon deputeti: Edi bën të njëjtat premtime
Tre mandate mashtrime me ujin e pijshëm. Kështu shprehet deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike më 11 maj, njëkohësisht kreu politik i qarkut të Beratit, Eno Bozdo, për fjalimin e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, në lidhje me Bordin e Ujit dhe Ujësjellës-Kanalizimet në vend. “Ai u soll siç bën gjithmonë, sikur nuk është ai dhe qeveria e tij që e ka drejtuar sektorin prej 12 vitesh dhe që mban përgjegjësi të plotë për një dështim spetakolar me dashje!”, shprehet ndër të tjera ligjvënësi që pritet të betohet në Parlamentin e ri pas pak ditësh. Bozdo rendit në postimin e tij në rrjetin social Facebook, edhe disa pika kritike, duke theksuar se kryeministri nuk i mbajti premtimet e tij në tre mandate radhazi dhe...