Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

Behgjet Pacolli dhe Valon Lluk TIRANË-Biznesmeni Behgjet Pacolli, ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi i publikuar nga Kapital.al është marrë dy ditë më parë, me votat e shoqërisë Mabco Construction në pronësi të Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje. VENDIMI Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfshin një investim 104 milionë euro dhe ka një sipërfaqe prej 309 hektarë. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga "Mabetex" e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, "Yda Group", e cila kishte 48 % të aksioneve, ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”. Por...