Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës
Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë më parë, në mënyrë të njëanshme, vetëm me votat e shoqërisë Mabco Construction sa e Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm fare në mbledhje. Shkarkimi i administratorit te shoqerise VIA Aeroporti i Vlorës është përfshirë nga një skandal i madh publik, teksa dy aksionerët po përplasen publikisht për aksionet. Kompania 2A Group, e cila zotëron 2 për qind të aksioneve në këtë koncesion pretendon se asaj i takojnë 47 për qind të aksioneve, sipas një marrëveshje të fshehtë që palët kanë firmosur në vitin 2022, që u bë publike...