Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
(VIDEO) Grushte dhe karrige, dalin pamjet e sherrit në Korçë/ Momente tmerri për klientët
Në pak minuta, pamja e qetë e këtij lokali në hyrje të parkut në qytetin e Korçës, kthehet në një skenë dhune që çoi në plagosjen me thikë të dy personave dhe më pas arrestimin e 10 të tjerëve. Këto janë momentet e nisjes së konfliktit që u zhvillua më 31 gusht, ku duken dy nga personat e përfshirë të debatojnë me fjalë, duke tërhequr vëmendjen e klientëve dhe më pas të godasin njëri-tjetrin. Pasi nis konflikti fizik, klientët lënë lokalin dhe e gjithë hapësira, nga njëri cep në tjetrin, kthehet në një shfaqje dhune ku sheh njerëz që godasin njëri-tjetrin me grushte e karrige. Pasi sherri qetësohet pak në hapësirën e bar-kafes, shfaqen pamje të personave të përfshirë në konflikt që lëvizin me këmbë...