Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Do shqyrtojë çështjen Meta, Tedi Blushi sulmon gjyqtaren Irena Gjoka: Kamikaze anti-opozitare…
Përzgjedhja e gjyqtares Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen penale ndaj Ilir Metës, ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Partia e Lirisë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka sulmuar gjyqtaren Irena Gjoka, me të njëjtën gjuhë dhe me të njëjtat akuza si Sali Berisha. Blushi aludoi se gjyqtarja Gjoka nuk u përzgjodh me short si gjyqtare e seancës paraprake ndaj Ilir Metës, por sipas tij, atë e përzgjodhi Kryeministri Edi Rama dhe kreu i SPAK Altin Dumani. Blushi shkoi dhe më tej, duke e etiketuar gjyqtaren Gjoka si “delikuente recidivizte” dhe “kamikaze anti-opozitare”. Deklarata e plotë e Tedi Blushit: Irena Gjoka, e njohur tanimë si Irena me 5 mbiemra, e cila prej kohësh...