Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Një 35-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga agjentët e krimeve të Komisariatit Nr.6 për ngacmim seksual. Sipas njoftimit të policisë, 35-vjeçari me iniciale B.I. kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 19-vjeçe. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare”, njofton Policia e Tiranës.